×
  • Sport
  • Sport

    Berisha i pandalshëm, stërvitet edhe nga karantina

    Reporteri
    22 Prill 2020 | 14:23

    Me 8 janar të vitit 2020, Dardan Berisha u rikthye tek shtëpia e tij, KB Peja, ai u prit si heron në palestrën “Karagaç”.


    Berisha, është basketbollisti më i vlerësuar në Kosovë, e formën e tij të lartë po e dëshmon edhe gjatë kohës së qëndrimit në karantinë, shkaku i koronavirusit, shkruan Reporteri.net.

    Në një video të publikuar nga Klan Kosova, shihet Berisha duke u stërvitur nga shtëpia, i cili shihet se është në formë.

    Kujtojmë, se Berisha u rikthye te Peja pas gati shtatë vjetësh. Me Pejën ai e fitoi Kupën, trofe i vetëm i këtij edicioni, meqë kampionati është anuluar për shkak të përhapjes së COVID-19./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!