Dikur thonim se jemi Brazil i Ballkanit dhe nuk humbisnim për më shumë se dy vite
Por, tani është vetë një futbollist i Kosovës që thotë se ne nuk jemi si Brazili, shkruan Reporteri.net
Valon Berisha ka reaguar pak ashpër pas humbjes 1-0 nga Sllovenia në Fadil Vokrri.
Kosova ka humbur në 6 nga 7 ndeshjet e fundit dhe Berisha ka thënë se skuadra po mundohet të bëjë gjithçka për të fituar, por nuk po mundet.
“Besoj se deri në 16 metërsh kemi lu mirë, kemi krijuar raste, por në zonë s’ka qenë askush që të japë gol. Kur je në 16-metërsh duhet me çky topin,” ka thënë Berisha.
“Ne e dimë vlerën e Vedatit, ai është shumë i rëndësishëm në ekipin tonë. Por besoj se kemi lojtar tjerë, në zonë kur të jeni duhet të jeni më prezent. Në 16 metërsh nuk kishim shumë prezencë.Kemi luftu që me fitu ndeshjen, por për momentin nuk po kemi fat.
“Na jemi Kosovë, nuk jemi Brazil. A po mendoni se nuk kemi dëshirë ne të fitojmë, po provojmë të çkyhemi në fushë për me fitu lojën, por nuk po mundemi,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.