Kosova mbrëmë mposhti Gjibraltarin me rezultat minimial 1-0, me golin e vetëm të shënuar në këtë takim nga Florent Hasani
Kombëtarja e Kosovës fitoi pa spektakël ndaj Gjibraltarit, pasi shumica e lojtarëve kryesor ishin në tribuna, të cilët u ruajtën për ndeshjen me Malin e Zi, që do të luhet të hënën, shkruan Reporteri.net
Mbrëmë patën mundësinë që të luajnë disa lojtarë që nuk kanë pasur minutazhë në të kaluarën dhe Bernard Challandes pas ndeshjes ka përmendur emrat e fubtollistëve që i pëlqyen se si u paraqitën në fushë.
Selektori i Kosovës përmendi Benjamin Kolollin, Florent Hadërgjonajn, Arbenit Xhemajlin, Ibrahim Dresevicin si dhe ish-kapitenin, Anel Rashkajn.
“Mendoj që kemi bërë një përgatitje shumë të mirë, sidomos për të gjithë ata lojtarët që kanë pasur nevojë që të luajnë, siç ka qenë Kololli në pjesën e parë, më pas edhe Hadërgjonaj,” ka thënë Challandes.
“Jam i kënaqur me disa momente dhe gjëra. Jam i kënaqur me dyshen e mbrojtjes. Janë lojtarët të rinj si Xhemajli dhe Dresevic që më pëlqyen shumë.
“Edhe Rashkaj kishte paraqitje të mirë. Pash disa gjëra që do të na duhet për të ardhmen dhe jam i kënaqur,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.