Besart Berisha sot i është nënshtruar testeve mjekësore, para se të nënshkruajë kontratën edhe zyrtarisht me klubin më të madh në Kosovës, FC Prishtina.
Berisha do të prezantohet nesër (e mërkur) në stadiumin “Fadil Vokrri”. Prezantimi i tij do të bëhet në ora 14:00.
FC Prishtina ditë më parë konfirmoi se ka arritur marrëveshje me ish-reprezentusin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Ardhja e tij në elitën e futbollit të Kosovës ka bërë bujë, duke ditur karrierën e sulmuesit 36 vjeçar.
Berisha është futbollisti i parë shqiptar që ka shënuar në Ligën e Kampionëve. Në atë botë, ishte futbollist i klubit gjerman Hamburg.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.