Ylli i Kosovës, Milot Rashica, në dhjetë ndeshjet e fundit që i ka luajtur në Bundesligën gjermane nuk ka arritur të gjejë golin.
Futbollisti 23-vjeçar të hënën mbrëma ishte titullar në humbjen e thellë 4:1 që Werder Bremeni e pësoi nga Bayer Leverkuseni.
Rashica ka thënë më herët se synimi i tij është të luajë në Ligën e Kampionëve, ndërsa është njoftuar se ai pritet t’i bashkohet RB Leipzigut për 20 milionë euro.
Por, paraqitjet e dobëta në vazhdim mund t’ia mohojnë Rashicës një transferim të madh në verë, ka shkruar tabloidi gjerman “Bild”.
Rashica ka kontratë me Werderin deri në verën e vitit 2022. Werderi është duke përjetuar një stinor të vështirë dhe po rrezikon seriozisht largimin nga elita.
“Rashica po luan si Werderi”, ka shkruar në titull gazeta gjermane “Bild”.
Përkundër formës jo të mirë në ndeshjet e fundit, drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann i ka dal në mbrojtje Rashicës.
“Miloti gjithmonë ka shfaqur kualitetet e tij. Nuk besoj, se një ndeshje si ajo e të hënës do të ketë ndikim në verë”, ka thënë Baumann.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.