×
  • Sport
  • Sport

    Biletat për ndeshjen Kosovë-Mali i Zi po shiten në t’zezën me çmime stratosferike

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 21:51

    Tashmë është bërë traditë që biletat e ndeshjeve të Kosovës kur luan në shtëpi të shiten brenda 10 minutave dhe më pas disa nga to përfundojnë në tregun e zi me çmime stratosferike


    Njëjtë ka ndodhur edhe për ndeshjen e Kosovës me Malin e Zi që luhet nesër me fillim nga ora 20:45 dhe është e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020, shkruan Reporteri.net

    Biletat për këtë përballje po shiten në t’zezën dhe atë me çmime jashtëzakonisht të larta.

    Biletat e jugut kanë kushtuar nga 5 euro, por një person i ka vendosur dy të tilla në shitje për një çmim prej 100 eurove.

    Në pjesën lindore një biletë kushton 10 euro, derisa në tregun e zi po shitet 60 euro, ndërsa ato të pjesës perëndimet që normalisht kushtojnë 15-20 euro po shiten nga 150 euro. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!