×
  • Sport
  • Sport

    Blick: E ardhmja e Challandesit te Kosova në dyshim

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 14:28

    Blick i kushtuar një shkrim përzgjedhësit të Kosovës, Bernard Challandes, me ç’rast ka folur edhe rreth të ardhmes së tij te Përfaqësuesja e Kosovës.


    Kontrata e tij i skadon deri në qershor, megjithatë duket se ende nuk kanë nisur bisedimet ndërmjet tij dhe FFK-së për vazhdimin e kontratës.

    “Challandes ka pasur një fushatë të suksesshme me Kosovën duke fituar 11 ndeshje, derisa ka pasur edhe pesë barazime në 20 ndeshje. Megjithatë kontrata e tij i skadon në qershor”, shkruan Blick, transmeton KOHA.

    E pas shtyrjes së ndeshjeve për Evropian shkaku i koronavirusit, ka komplikuar situatën, me Kosovën që është dy ndeshje larg kësaj arritje historike.

    Sipas Blick-ut deri më tani ka pasur pak sinjale se atij do t’i vazhdohet kontrata.

    “Kontrata i vazhdohet me automatizëm nëse Kosova arrin të kualifikohet për Evropian”, shkruan Blick.

    Tutje e përditshmja zvicerane shkruan se nuk janë duke u zhvilluar bisedime momentalisht rreth të ardhmes së tij.

    “Duhet të kuptojmë se momentalisht futbolli nuk është më i rëndësishmi në botë”, ka thënë Challandes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!