×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Bllokohet aeroporti i Parisit, të gjithë në pritje të Leo Messit

    Reporteri
    09 Gusht 2021 | 17:18

    Lionel Messi raportohet se për pak çaste do të niset për në Paris që të kompletojë kalimin te Paris Saint-Germain.


    Ylli argjentinas tashmë është larguar zyrtarisht nga Barcelona dhe do të kalojë te gjiganti i Ligue 1 si lojtar i lirë.Lojtari 34-vjeçar thuhet se do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me një pagë edhe më të mirë se sa ajo te Blaugranasit.

    Tifozët e PSG-së tashmë janë mbledhur para aeroportit dhe para zareve të klubit, duke pritur arritjen e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.Mbrëmë kishte një alarm të rrejshëm se Messi tashmë kishte arritur në aeroportin e Parisit, duke bërë që qindra tifozë të grumbullohen para tij, shkruan Telegrafi.

    Por, një njoftim nga stafi i aeroportit, u bë e ditur se argjentinasi nuk ka arritur aty dhe nuk do të ketë fluturime për të dielën mbrëma.

    Sot, tifozët e PSG-së kanë marrë konfirmin se Messi do të jetë i pranishëm në zyrtar e klubit, për t’i kompletuar testet mjekësore dhe më pas të nënshkruajë kontratën.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!