×
  • Sport
  • Sport

    Boca Juniors shpallet kampion, Tevez e Maradona puthen në buzë

    Reporteri
    08 Mars 2020 | 22:35

    Boca Juniors është kampioni i ri i Argjentinës. ‘La Bomboneras’ fituan 1-0 në takimin e fundit përballë Gimnasia La Plata dhe duke përfituar edhe nga ndalesa e rivalit historik River Plate, ia dolën të ngrejnë lart trofeun e 34 të kampionatit.


    Në një atmosferë elektrizuese, Boca Juniors priti në mënyrë madhështore një ish të saj dhe legjendën e futbollit botëror, Diego Armando Maradona.

    Megjithatë një rast tjetër që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ishte një moment kur para fillimit të sfidës.

    Tevez puthi në buzë Maradonën, teksa më vonë shpjegoi se e bëri për fat.

    Pikërisht Tevez ishte edhe autori i golit, që i dha fitoren dhe titullin Boca Juniors, me një pikë më shumë se River Plate. Ky ishte titulli i 72 në historinë e Boca Juniors që tashmë duhet të tentojë triumfin edhe në Kupën Libertadores, titull që nuk e fiton prej 13 vitesh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!