Boksieri nga Kosova, Egzon Maliqaj, ka arritur një sukses të madh dje në Klingau të Zvicrës pasi ka triumfuar në kategorinë e mesme, duke fituar titullin IBO International.
Boksieri Maliqaj mposhti me nokaut serbin, Novak Raduloviq, të cilin e rrëzoi dy herë, çka arbitri u detyrua ta përfundojë ndeshjen, shkruan Reporteri.net
Për Maliqajn është fitorja e 14-të në boksin profesionist, karshi një barazimi e një humbje që e ka. Raduloviq ka bilanc prej 17 fitore, 10 humbje e një barazim.
Njofitmin për fitoren e ka dhënë edhe vet Maliqaj përmes një postimi në Facebook.
Postimi i tij:
Wow dje në raundin e 9-të, i fituar nga TKO dhe u kurorëzova Kampion Ndërkombëtar i IBO-së! 🥊🏆
–
Një falenderim i madh për ekipin tim të mrekullueshëm dhe të gjithë ata që më mbështetën. Falenderim i veçantë për menaxherin tim Toni Barbera @bfboxingpromotion për mundësinë dhe organizimin e ngjarjes. Tek trajneri im Istvan Sili @szili82isti për përgatitjen e vështirë dhe qëndrimin ndaj kundërshtarit. Tek presti im Benjamin Grage @benjamingrage , tek i dyti Arianit Maliqaj @arianit. maliqaj dhe gjuzo. Si dhe familjen time, sponsorët dhe çdo mbështetës! Pa ju, kjo nuk do të ishte e mundur. Duke e çuar në lartësi të reja!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.