×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Boksieri shqiptar Alban Bermeta, nokauton kampionin bullgar, feston me flamurin kuq e zi

    Reporteri
    23 Nëntor 2024 | 10:03

    Boksieri nga Tirana, Alban Bermeta, e ka nokautuar mbrëmë kampionin bullgar Mario Vergiev në eventin e madh të boksit që u mbajt në Angli.

    Bermeta fitoi meçin në raundin e katërt.

    Ai mbrëmë grumbulloi 14 fitore me nokaut, ndërsa gjithsej i ka 18 duele të fituara, një barazim dhe asnjë humbje.

    Pas fitores, Bermeta, i cili ka debutuar në boksin profesional më 25 mars 2018, ka falënderuar organizatorët dhe diasporën shqiptare që erdhën në përkrahje të tij.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!