×
  • Sport
  • Sport / Foto

    Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj e mposht ganezin Maluwi Folivi

    Reporteri
    15 Shtator 2024 | 22:00

    Boksieri shqiptar, Amarlido Bakaj ka mposhtur boksierin ganez, Maluwi Folivi.

    Kampi i boksierit ganez e dorëzuan ndeshjen në raundin e katër pas goditjeve të fuqishme që i dha Bakaj, shkruan Reporteri.net.

    Pas fitores Bakaj u shpreh tejet i lumtur me fitoren.

    Ai tha se e priti momentin që ta godiste kundërshtarin me dorën e tij të djathtë që e ka armën më të fuqishme dhe këtë e bëri.

    Ai falënderoi tifozët për mbështetjen.

    “Iu jam mirënjohës shumë shqiptarëve që erdhën sonte, iu jam borxhli tërë jetën”, tha Amarildo.

    Meçi u zhvillua në Londër në “Harrow Leisure Centre”.

    Boksieri shqiptar i lindur në Lezhë tani ka 12 meçe të zhvilluar gjatë karrierës dhe të gjitha me fitore.  /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!