×
  • Sport
  • Sport

    Bomba nga Anglia: Klubi i njohur planifikon ta largojë trajnerin legjendar për ta sjellur Gerrardin

    Reporteri
    19 Nëntor 2020 | 17:22

    Steven Gerrad po kryen punën e tij të trajnerit për mrekulli te Rangers, derisa tani është klubi nga Premier Liga, Leeds United që dëshiron shërbimet e legjendës së Liverpoolit


    Gerrard e mori drejtimin e Rangersit në vitin 2018, duke e këndellur klubin e njohur skocez, shkruan Reporteri.net

    Këtë edicion Gerrard e ka nisur për mrekulli, ku Rangers është në vendin e parë pas 14 ndeshjeve, duke pasur bilanc prej 12 fitoreve dhe 2 barazimeve.

    Raportimet e fundit nga Anglia thonë se Leeds United është i intersuar që ta marr për trajner Gerrardin, i cili është një legjendë e Liverpoolit.

    Aktualisht trajner i Leeds është i famshmi Marcelo Bielsa që e inkuadroi klubin në Premier Ligë, por kontrata e tij mbaron në vitin 2021. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!