Liverpool ka deklaruar se po bëhen “të gjitha përpjekjet” për të siguruar që ndeshja e Premier League kundër Manchester United, e planifikuar për të dielën pasdite në Anfield, të zhvillohet.
Një takim sigurie u mbajt në stadium të dielën në mëngjes për të vlerësuar kushtet e motit dhe udhëtimit pas reshjeve të dëborës gjatë natës në veri-perëndim të Anglisë. Ndeshja është planifikuar të fillojë në orën 17:30 me kohën tonë lokale.
Aeroportet në Manchester dhe Liverpool u mbyllën përkohësisht për shkak të kushteve të pafavorshme të motit të dielën në mëngjes, ndërsa një paralajmërim për mot të keq, përfshirë dëborë dhe ngrica, është në fuqi për pjesën më të madhe të Anglisë veriore.
Pas një inspektimi të mëngjesit herët, Liverpool, që kryeson tabelën, deklaroi:
“Në këtë fazë, ndeshja është planifikuar të zhvillohet normalisht dhe po bëhen të gjitha përpjekjet për ta bërë të mundur zhvillimin e saj.”
Një takim tjetër sigurie do të mbahet në mesditë për të “vlerësuar kushtet më të fundit”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.