×
  • Sport
  • Sport

    Borë e madhe në Madrid: Shtyhet ndeshja interesante e La Ligës

    Reporteri
    09 Janar 2021 | 12:42

    Ndeshja Atletico Madrid – Athletic Bilbao është shtyrë pas reshejve të shumta të borës në 24 orët e fundit në Spanjë


    La Liga ka njoftuar se nuk do të mund të zhvillohet ndeshja e kësaj jave mes Atletico Madridit dhe Athletic Bilbaos, shkruan Reporteri.net

    “Duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme nga bora dhe stuhia në gadishullin Iberik, duke shtuar mbylljen e aeroportit në Madrid, La Liga në bashkëpunim me dy klubet ka marrë vendim që të shtyjë ndeshjen mes Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao”.

    “Një datë e re për këtë takim do të konfirmohet gjatë ditëve në vijim në një prej vendeve të lira në kalendarin e garës”, thuhet në njoftimin e La Ligas.

    Ndryshe, Atletico Madrid këtë sezon po tregon ndeshje të mira ku është lider në La Liga dhe një nga pretendentët për ta fituar kampionatin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!