×
  • Sport
  • Sport

    Borussia Dortmund s’e lëshon Haalandin

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 15:35

    Sulmuesi norvegjez kërkohej nga klubet e mëdha evropiane, por Verdhezinjtë s’duan ta lëshojnë atë, së paku edhe një vit.


    Erling Haaland do të mbetet në Borussia Dortmund, së paku edhe një vit. Klubi gjerman nuk e ka ndërmend ta lë të largohet sulmuesin norvegjez. Ai është bërë objektiv i shumë klubeve të mëdha evropian, shkruan Gazeta Express.

    Por, pasi e humbi Jadon Sanchon, i cili përfundoi në Manchester United, Dortmundi s’e ka ndërmend ta lëshojë edhe një tjetër yll. Haaland e pati një sezon të çmendur prej 30 golash në 32 ndeshje të zhvilluara në Bundesiga. Dhe, drejtuesit e klubit tash po e kërkojnë zëvendësuesin e Sanchos, i cili do ta shoqërojë Haalandin në sulm.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!