Alnera Brahimi është stolisur me medaljen e argjendtë në kampionatin evropian për juniorë, që po mbahet në Sofia të Bullgarisë.
Brahimi në finale u mposht nga rusja, Zukhro Umarbekova, kategoria deri në 70 kilogramë.
Alnera një ditë më parë kishte shënuar fitore në gjysmëfinale ndaj estonezes, Aleksandra Meliss, ndërsa deri në gjysmëfinale erdhi pa luftë.
Për Alnerën, medalja e argjendtë në një garë të nivelit të tillë është sukses jashtëzakonisht i madh.
Federata e Boksit e Kosovës u përfaqësua në evropian edhe me boksierin Dalmat Salihaj, i cili kishte pësuar humbje në meçin e parë të kategorisë -57 kg.
Në Evropianin “Sofia 2020”, ndarjen e drjetësisë e bëri edhe gjyqtari ynë ndërkombëtar, Latif Demolli, i cili sot referoi edhe në njërën nga finalet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.