×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Brazili fiton medaljen e artë në “Tokyo 2020”, mposht Spanjën pas vazhdimeve

    Reporteri
    07 Gusht 2021 | 16:35

    Brazili ka arritur ta mposht Spanjën në një duel të vështirë në kuadër të finales së Lojrave Olimpike “Tokyo 2020”.


    Brazili dhe Spanja janë duke u përballur në kuadër të finales së Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan lajmi.net.

    Brazili ishte në avantazh në pjesën e parë përmes golit të Cunhas 45+2, mirëpo në pjesën e dytë, Spanja reagoi mirë me golin e Oyarzabal në min 61′ i cili shënoi një gol fantastik.

    Sidoqoftë, koha e rregullt përfundoi baras dhe gjithçka duhej të vendosej në vazhdime.

    Në kohën shtesë, Brazili dukej më i rrezikshëm dhe këtë e tregoi në fushë përmes rasteve.

    Hero i Brazilit në këtë takim u bë anëtari i Zenit St. Petersburgut, Malcom i cili shënoi gol në min 108-të për t’ia dhënë avantazhin “Seleçaos”.

    Malcom arriti që me një vrapim të shpejtë ta kalojë Jesus Vallejon për ta shënuar një gol të bukur.

    Rezultati përfundimtar, Brazili 2-1 Spanja.

    Brazili fiton medaljen e artë ndërsa Spanja e merr të argjendtën.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!