Gigi Buffon nuk e ka tretur ende humbjen në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester United, kur mbante veshur fanellën e PSG-së. Ai tha për “L’Equipe”: “Mendoj për atë lojë tri ose katër herë në javë, më zgjon kaq shumë keqardhje”.
Ky është kujtimi më i gjallë i përvojës pariziene për portierin e Juventusit, i cili, megjithatë, shprehu edhe fjalë lavdërimi për klubin francez: “Unë isha sigurisht shumë mirë atje, te PSG nuk më mungonte asgjë.
U preka shumë nga vlerësimi dhe respekti i tifozëve për mua”.
Buffon mbush 43 vjeç më 28 janar. Ai analizon eleminimin e zjarrtë të 6 marsit 2019, kur, në “Parce des Princes”, PSG u mund 3-1 nga “Djajtë e Kuq”, pasi fitoi ndeshjen jashtë fushe, 2-0: “E fajësoj veten time për një gabim të pabesueshëm, një gabim që, me përvojën që kam fituar, nuk duhej ta kisha bërë. Mendërisht, atë mbrëmje, ndërsa loja po afrohej, nuk isha Gigi i zakonshëm. Më mungonte përqendrimi i duhur.
Nuk kisha forcë dhe as energji për të ndjerë se po e merrnim lehtë një ndeshje të tillë.
Dhe ndoshta, për të mos qenë “plaku” që i qorton të gjithë, nuk iu thashë shokëve të skuadrës: O djema, nuk jemi sa duhet të karikuar. Kjo nuk do të kishte ndodhur te Juventusi. Isha i sigurt se atë sezon do të arrinim në finale të Championsit, por…”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.