Gianluigi Buffon dje ka ndërruar fanellën me djalin e Paolo Maldinit, Danielen, i cili javë më parë debutoi me ekipin e parë të Milanit
Milan dhe Juventus u takuan mbrëmë në gjysmëfinale të Kupës së Italisë me ndeshjen që përfundoi 1-1, shkruan Reporteri.net
Në këtë takim titullar te Juventusi ishte portieri 42-vjeçar, Gianluigi Buffon.
Buffon pas takimit ka ndërruar fanellën me Daniele Maldinin, i cili është djali i legjendës së Milanit, Paolo Maldini.
Buffon deklaroi se ka disa fanella të djemve të lëgjendave të futbollit, si dhe bëri shaka duke thënë se tani po pret për nipërit dhe mbesat e tyre.
“Në koleksionin tim kam fanellat e Enrico Chiesas dhe djalit të tij (Federico), George ëeah dhe djalit të tij (Timothy), Lilian Thuram dhe djalit të tij (Marcus) dhe tani Paolo Maldini dhe djalin e tij. Tani po pres nipërit e mbesat e tyre,” ka thënë Buffon./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.