Përqafimet janë të ndaluara pas golave, nuk ka shtrëngime duarsh, dhe pështyma duhet të shmanget.
Këto janë disa nga rregullat që lojtarët e Bundesligës dhe Liga 2 do të duhet të respektojnë, kur të kthehen në fushë në Gjermani pas dyerve të mbyllura të shtunën me 16 maj.
Bundesliga dhe Bundesliga 2 do të kthehen në veprim pas ndaljes së gjatë për shkak të koronavirus.
Një rregullore prej 35 faqesh, nga e cila raportojnë mediat gjermane, përmban rregullat e reja të higjienës.Vlen të theksohet se Bundesliga është liga e parë nga top 5 ligat që rikthen futbollin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.