×
  • Sport
  • Sport

    Bundesliga sot – Futbollistët e Kosovës gati për lojë

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 12:44

    Futbolli gjerman vazhdon fuqishëm aktivitetin e tij edhe këtë javë atje ku sot janë në orar tetë ndeshje për t’u zhvilluar, pesë në Bundesligë dhe tre në Bundesliga 2.


    Do të jenë katër lojtarë të Kombëtares së Kosovës që do të paraqiten sot në fushë, dhe kjo është një mundësi e mirë për tifozët ‘Dardanë’ të ndjekin yjet e tyre.

    Me fillim nga ora 13:00, Sandhausen i Leart Paqaradës dhe Besar Halimit, takohet me Regensburg në Bundesliga 2. Skuadra e futbollistëve kosovarë, pësoi humbje javën e kaluar në ndeshjen e parë pas rifillimt të kampionatit.

    Në të njëjtin orar, Hannoveri i Florent Muslijës përballet me VfL Osnabruck.Në nivelin më të lartë gjerman, në Bundesligë, sot do të luajë Werder Bremen i Milot Rashicës.

    Me një pozitë aspak të lakmueshme në renditje, Rashica dhe Werderi i tij nuk kanë tjetër opsion përveç fitores në sfidën që zhvillojnë në udhëtim te Freiburg.Ndeshja mes Freiburg dhe Werder Bremen fillon nga ora 15:30.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!