×
  • Sport
  • Sport

    Bunjaki tregon sa milionë euro i ka harxhuar gjatë kohës sa ishte te Kombëtarja e Kosovës

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 22:01

    Albert Bunjaki ka bërë punë të madhe në krijimin e Kombëtares së Kosovës


    Ai iu afrua vendit të tij në kohën kur futbolli kosovar kishte nevojë për të krijuar një Kombëtare të frikshme që e ka sot, shkruan Reporteri.net

    Por, gjatë periudhës së tij sa ka qenë te Kosova, ai ka bërë shumë udhëtime për t’u takuar me lojtarë e gjëra të ndryshme. Të gjitha këto shpenzime i ka mbuluar vetë.

    Bunjaki në një intervistë ekskluzive për Reporterin ka thënë se ka harxhuar mbi 2 milionë euro gjatë kohës sa ishte te Kosova, por që në asnjë moment nuk është penduar.

    “Njerëzit e kanë dhënë jetën për Kosovë edhe nuk diskutohet kjo është të paktën çka unë kom mujt me ba,  në aspektet ekonomike unë kam harxhuar mbi 2 milionë euro,” ka thënë Bunjaki. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!