×
  • Sport
  • Sport

    Bunjaki tregon se çfarë duhet të bëjnë lojtarët dhe cila është zgjidhja ideale për vazhdimin e kampionatit

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 20:13

    Albert Bunjaki ka thënë se shumë gjëra do të ndryshojnë në futbollin kosovar pasi të përfundojë pandemia COVID-19


    Po bëhen gati 1 muaj që kur është zhvilluar një ndeshje në futbollin kosovar dhe krejt kjo shkaku i Koronavirusit që ka prekur edhe vendin tonë, raporton Reporteri.net

    Kampionati po hynte në fazën më interesante të saj, por që u ndërpre shkaku i pandemisë.

    Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki në një rrëfim eksklzuiv për Reporterin ka folur rreth situatës së krijuar në futbollin kosovar.

    Albert Bunjaki e zbulon në detaje përvojën e tij dhe të Kosovës me ...“Është një situatë që e ka përfshirë gjithë globin dhe jo vetëm futbollin. Sigurisht ndikimi do të jetë shumë i madh, por kjo varet edhe nga kohëzgjatja e kësaj pandemie. Një gjë mund të them se shumë gjëra do të ndryshojnë,” ka thënë Bunjaki për Reporterin.

    Sa i përket çështjes se kush duhet të shpallet kampion në rast se nuk do të krijohen kushtet për t’u mbyllur ndeshjet e mbetura, Bunjaki dha këtë përgjigje:

    “Të shpallesh kampion pa përfunduar garat apo të biesh nga liga nuk mendoj se dikujt i duket mirë. Nëse ka mundësi të vazhdohet kampionati pa shikues. Por, gjithçka do të varet se si do të rrjedhin gjërat në 2 apo 3 muajt në vijim. Nëse s’do të mund të luhen ndeshjet, atëherë të gjitha garat duhet të anulohen. Po sigurisht, do të jetë FIFA dhe UEFA që do të vendosin dhe kjo mendoj se do të lidhet më shumë me atë se çka do të ndodhë në 2 apo 3 muajt e ardhshëm.

    48 vjeçari ka folur edhe për futbollistët, të cilët më shumë duhet të kujdesen për shëndetin se sa për formën fizike, kur jemi në këtë kohë të pandemisë.

    Izbornik Kosova odbio pucati po Vukovarcima pa zbog toga morao ...“Futbollistët duhet thjesht që të qëndrojnë me familjet e tyre, të respektojnë rregullat e shëndetësore pasi për aktivitete fizike është vështirë të mendohet në këtë kohë. Mendoj se në këtë kohë me rëndësi është që futbolli të mos fillojë më herët se që ne ndjehemi të sigurt.

    Bunjaki më tutje tha se kjo pauzë më shumë do t’i bëjë dëm skuadrave që janë duke luftuar për mbijetesë.

    “Mendoj se kjo pauzë do të ndikojë më shumë te ato klube që luftojnë për mbijetesë.

    Për fund ish-trajneri i ‘Dardanëve’ tha se këtë betejë me COVID-19 do ta kalojmë pasi jemi një popull qe kemi durim të lartë.

    “Kjo është vërtetë një betejë për mbijetesë, por që unë jam shumë i sigurt që ne do ta kalojmë pasi vetëdijësimi dhe durimi ynë është shumë i lartë,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!