×
  • Sport
  • Sport

    Busquets i shkon Messit në shtëpi pas lajmit për largimin e argjentinasit

    Reporteri
    06 Gusht 2021 | 19:08

    Sergio Busquets e ka vizituar Lionel Messin në shtëpi këtë pasdite, sipas LaSexta.


    Mesfushori, i cili do të jetë kapiteni i parë i Barcelonës pas largimit zyrtar të Messit pas 17 sezoneve, shkoi ta vizitonte shokun e tij dhe tashmë ish-bashkëlojtarin, i cili sipas burimeve pranë lojtarit, është duke kaluar kohë të këqija.

    Ky është veprimi i parë që bëjnë lojtarët e Barcelonës pas njoftimit zyrtar të largimit të Messit dje.

    Asnjë futbollist i Barcelonës nuk ka bërë asnjë mesazh në rrjetet sociale për Messin në 24 orët e fundit.

    Megjithatë, gruaja e Busquets i dërgoi një mesazh lamtumirës Antonale Rocuzzos, gruas së Messit nëpërmjet Instagramit.

    “Mike, nuk e di se sa keq do të jetë për mua, por distance nuk do të jetë pengesë për neve. Ju uroj gjitha të mirat në këtë aventurë të re” – shkroi Galera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!