×
  • Sport
  • Sport

    “Camp Nou” do të jetë pa shikues në ndeshjen Barcelona – Napoli

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 10:24

    Qeveria qendrore e provincës së Barcelonës ka kërkuar zyrtarisht që takimi i Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Napolit të luhet pa praninë e tifozëve në Camp Nou.


    Vetëm tri ditë më parë, ministri i Shëndetësisë i Spanjës tha se ndeshja e kthimit e 1/8 së finales nuk rrezikohej dhe prandaj do të ishte e hapur për tifozë, transmeton Gazeta Express.

    Por Generalitat de Catalunya ka bërë tani kërkesë formale që ndeshja, e caktuar për 18 mars në Camp Nou, të zhvillohet pa tifozë në stadium për shkak të frikës se shpërndarjes së koronavirusit.

    Napoli e ndali Barçën me barazim 1:1 në San Paolo muajin e kaluar dhe tani të dy klubet janë duke shitur bileta për ndeshjen e kthimit javën e ardhshme.

    Ndërkohë, takimi mes Valencias dhe Atalantas do të luhet pa tifozë, për shkak se Bergamo dhe Lombardia janë dy rajonet më të prekura nga kjo sëmundje në Itali.

    Ndeshja e Ligës së Evropës mes Interit dhe Getafes do të luhet po ashtu pa tifozë.

    Fati i njëjtë mund ta përcjellë edhe takimin Barça-Napoli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!