×
  • Sport
  • Sport

    Cana dhe ish-sulmuesi francez kujtojnë kohët te Marseille: Bëmë një ëndërr realitet, ishte e vështirë me ty në fushë

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 13:50

    Pjesën më të mirë të karrierës Lorik Cana e ka kaluar te skuadra e madhe franceze e Marsejës, ku ishte shndërruar në një lider të vërtetë duke marrë shiritin e kapitenit. Gjatë asaj kohe te Marsejë luanin edhe shumë lojtarë të tjerë të mëdhenj, teksa një nga ta ishte edhe sulmuesi francez, Djibril Cise.


    Pikërisht me këtë të fundit, Cana ka bërë një live në “Instagram”, ku kanë kujtuar kohët kur ishin te Marseja.

    “Në Arles (qyteti i tij i fëmijërisë), unë isha vetëm me Marsejën, nuk mendoja për asgjë tjetër, as Nice, Monako, Paris apo Montpelie.”, u shpreh Cise.

    Ndërkaq Cana i ka treguar sulmuesit, se ka qenë shumë e vështirë me të në fushë, pasi dëgjohej vetëm ai dhe asnjë tjetër.

    “Për ne që kemi lindur si tifozë të Olimpik Marsej, kur e vesh atë fanellë, është sikur një ëndërr e bërë realitet. Ndonjëherë më bërtisje, ishte e ndërlikuar me ty! Kur e kisha topin, ju dëgjoja vetëm juve në fushë!

    Më kujtohet gjithashtu që po mundoheshim me trajnerin Gerets, Mamad dhe Julien Rodrigez, të menaxhonim situatën sa më mirë që të ishte e mundur për ty. Dhe me ty, për fat të mirë që trajneri Gerets kishte një karakter të fortë!”, theksoi Cana.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!