Carlo Ancelotti është zyrtarizuar si trajner i Real Madrid.
Italiani ka firmosur për tre vite dhe të sot do të prezantohet nga ora 18:00.
Ai edhe do të flasë për mediat gjerë e gjatë, për të zbuluar më shumë përse vendosi të largohet nga një projekt që ka nisur vet te Evertoni, për t’u kthyer te një skuadër që ka nevojë për revolucion.
Carlo ka falënderuar tifozët e Everton, derisa ua bëri me dije se s’mund t’i thoshte jo klubit që e do.
“Doja të falënderoja klubin e Everton, lojtarët e mi dhe tifozët që më dhanë mundësinë të drejtoja këtë klub fantastik dhe me histori. Vendosa të largohem sepse kam një sfidë të re me një ekip që ka qenë gjithmonë në zemrën time, Realin e Madridit. Largohem duke marrë me vete momente të mrekullueshme që kemi jetuar së bashku. I uroj klubit dhe tifozëve më të mirat”, është shprehur Ancelotti, në reagimin e parë që ka bërë pas largimit nga Evertoni.
Carlo, me Realin në etapën e parë, para se të shkarkohet, ka fituar katër trofe, veçuar UEFA Champions Leaguen pas 12 vitesh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.