×
  • Sport
  • Sport

    ‘Çartet’ keq Maradona, shanë Messin dhe të gjithë futbollistët e Argjentinës me rend

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 15:51

    Legjenda argjentinas, Diego Armando Armando është shprehur tejet i frustruar me futbollistët aktual që veshin fanellën e Argjentinës.


    ‘Albiçelestët’ pësuan një tjetër zhgënjim, duke u mposhtur qysh në ndeshjen e parë të Kupës së Amerikës nga Kolumbia 2-0.

    Që nga koha e Maradonas, Argjentina ka vuajtur për suksese të mëdha – ndërsa me Leo Messin pritej që të rikthehej lavdia, por diçka që nuk po ndodh.

    Këto dështime të kombëtares ameriko-latine nuk i ka duruar ish-ylli i Napolit, i cili ka kaluar në ofendime të rënda.

    ‘’Ju e kuptoni se në çfarë niveli jemi pasi edhe Tonga (një ishull i pabanueshëm) mund ta na mposhtë neve’’.

    ”E kemi ndërtuar me shumë mund dhe punë prestigjin e asaj fanelle të cilën ju po e shkatërroni o bij ku*vash!”, u shpreh 58-vjeçari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!