×
  • Sport
  • Sport

    Cassano: Ancelotti ishte me fat kundër Chelsea, luajtën shumë keq

    Reporteri
    15 Prill 2022 | 16:08

    Ish-sulmuesi i Italisë, Antonio Cassano ka thënë se Carlo Ancelotti ishte me fat kundër PSG-së dhe Chelsea-t dhe nuk mund të kujtojë një lojtar që u zhvillua nën taktikën italiane, përcjell Reporteri.net.

    Ancelotti është i vetmi trajner që është kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në katër dekada të ndryshme dhe mban rekordin për më shumë fitore në kompeticion si trajner: tre, njësoj si ish-trajneri i Liverpool-it, Bob Paisley dhe Zinedine Zidane, i cili ishte asistent i Ancelottit në Real Madrid në vitin 2014.

    Madrilenët mundën PSG-në dhe Chelsean në fazën e eliminimit të Champions League, duke u kualifikuar në gjysmëfinale, ku do të përballet me Manchester Cityn e Pep Guardiolës.

    Ish-ylli i Serie A, Antonio Cassano nuk u impresionua nga paraqitjet e Los Blancos në Evropë dhe ka kritikuar Ancelottin.

    “Real Madrid luajti keq kundër Chelsea dhe PSG, ai [Ancelotti] ishte me të vërtetë, me të vërtetë me fat. Por fati do të marrë fund herët a vonë”, tha ish-sulmuesi për Bobo TV në Twitch.

    “Real Madridi nuk luan mirë në La Liga, Barcelona pati një fillim të keq, por tani është një histori tjetër. Ancelotti i bën lojtarët të ndihen mirë, por nuk më kujtohet dikush që u zhvillua nën drejtimin e tij”.

    Cassano luajti për një vit e gjysmë te Real Madrid, por shënoi vetëm katër gola në 29 paraqitje përpara se të kthehej në Itali, duke nënshkruar me Sampdoria.

    Ish-sulmuesi i Italisë doli në pension në vitin 2017 pasi fitoi vetëm katër trofe në karrierën e tij: dy Superkupa italiane, një Scudetto dhe një titull të La Ligës. Ai u shpall lojtari më i mirë i ri i vitit në 2001 dhe 2003.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!