×
  • Sport
  • Sport

    Çasti më qesharak i gjysmëfinales: Sigurimi e ngatërron Bonuccin me tifozin, s’e lejon të kthehet në fushë

    Reporteri
    07 Korrik 2021 | 17:53

    Mbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci, përjetoi një çast qesharak dhe sikleti derisa festoi me tifozë në Wembley, pas triumfit kundër Spanjës në gjysmëfinale të Euro 2020, pasi u ndalua nga sigurimi derisa po kthehej në fushë.


    Italia e arriti finalen e Euro 2020 pasi e mundi Spanjën e Enriques 4:2 në penallti të martën në Wemble.

    Të kaltrit e kishin fitoren në dorë pas golit të epërsisë që Federico Chiesa e shënoi në minutën e 60-të, por Alvaro Morata e barazoi rezultatin 10 minuta para fundit, për ta çuar ndeshjen në shtesë ku nuk pati gola më.

    Pas triumfit, Bonucci shkoi për të festuar me tifozët në radhët e para të stadiumit por për pak çaste iu mohua kthimi në fushë nga një roje sigurimi, e cila u hutua duke e ngatërruar mbrojtësin me një tifoz.

    Roja e kapi 34-vjeçarin për të mos e lejuar të kthehej në fushë, para se ta kuptonte se ai në fakt nuk ishte tifoz por Bonucci.

    Italia do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Anglisë dhe Danimarkës në finalen e Wembley më 11 korrik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!