Sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani, thuhet ta ketë vazhduar kontratën e tij me Manchester Unitedin.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano, i cili ka theksuar se tashmë është marrëveshje e kryer.
34-vjeçari e përfundoi qëndrimin te Paris Saint-Germaini në fund të sezonit të kaluar dhe në tetor iu bashkua Djajve të Kuq.
Ai nënshkroi marrëveshje njëvjeçare me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit tjetër.
Dhe falë formës së tij, bordi i klubit dhe Ole Gunnar Solskjaer i kanë bërë presion që ta nënshkruajë vazhdimin e kontratës dhe pikërisht këtë e ka bërë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.