Kreu i UEFA’së, Aleksander Ceferin ka folur për të ardhmen e futbollit evropian, pas situatës së krijuar me përhapjen e pandemisë.
Slloveni, në një prononcim për media ka thënë se momentalisht janë tre hipoteza, ose në një situatë tjetër kampionatet do të mbyllen këtu, përcjell GazetaBlic.
Ashtu siç e dijë, Premier Liga mblidhet këtë javë për të diskutuar lidhur me këtë çështje, ndërsa në Itali e Spanjë vështirë se në një të ardhme të afërt mund të rikthehet mendja te sporti numër një në rruzull.
“Në këtë moment dramatik gjëja më e rëndësishme është shëndeti, për të dalë nga kjo krizë. Sigurisht, futbolli i ndërprerë simbolizon që Evropa dhe bota janë ndalur. Ka të paktën tre mundësi: të fillohet sërish në mes të majit, në qershor ose në fund të qershorit. Nëse kjo nuk do të bëhet, me siguri që sezoni do të humbasë.
“Ekziston gjithashtu mundësia që të rifillojmë në fillim të sezonit pasardhës, duke filluar më vonë tjetrin. Duhet të shohim zgjidhjen më të mirë për Ligat dhe klubet. Askush nuk e di se kur do të përfundojë pandemia. Ne kemi një plan A, B dhe C. Jemi në kontakt me kampionatet dhe klubet, kemi ngritur një grup pune”, deklaroi Ceferin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.