×
  • Sport
  • Sport

    Ceferin: Sezoni të përfundojë deri më 3 gusht

    Reporteri
    05 Prill 2020 | 12:38

    Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin pranon se ideja për plejof të Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës është opsion, ndërsa thotë se edicioni aktual duhet të përfundojë deri më 3 gusht.


    I gjithë futbolli në Evropë, pos në Bjellorusi, është pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Nuk është e qartë se kur do të vazhdojnë garat dhe nëse do të përfundojnë ato. Por Çeferin ka thënë e tashmë ekziston një afat se deri kur duhet të përfundojnë garat evropiane të këtij edicioni.

    “Deri më 3 gusht duhet të përfundojë edhe Liga e Kampionëve edhe Liga e Evropës. Jemi në një situatë të jashtëzakonshme, kështu që jemi fleksibil për datat dhe kohën e ndeshjeve. Nëse kriza kalon më shpejtë, ne mund të fillojmë më shpejtë”, ka thënë Çeferin për ZDF.

    Ka pasur raportime që garat evropiane mund të vendosen me një seri të ndeshjeve nokaut, duke përfshirë edhe çerekfinalet dhe gjysmëfinalet.

    “Ne mund të luajmë me sistemin aktual, apo me nga një ndeshje në terren neutral. Aktualisht është vetëm një opsion që të luajmë një ‘Final 8’ apo ‘Final 4’”, ka theksuar Çeferin.

    Sipas të parit të futbollit evropian, gabimi i vetëm do të ishte nëse fillohet të luhet në kohën kur do të rrezikohej shëndeti i lojtarëve dhe të përfshirëve të tjerë. Ka gjasë që kur të vazhdojnë garat, ndeshjet të luhen pa shikues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!