Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka përgëzuar të gjithë për organizimin e Kampionatit Evropian të Hapur në Prishtinë.
Çeku, mes tjerash në veçanti falënderoi për Driton Kukën dhe Majlinda Kelmendin, shkruan Reporteri.net.
“Shumë përgëzime, një punë e shkëlqyeshme,dua të potencoj një fakt para nënkryetarit të federatës ndërkombëtare, që na ka besuar këtë organizim”, ka theksuar Çeku.
“Faleminderit shumë Unionit Evropian, përgëzime për të gjithë, i dëshirojë të gjitha klubeve qëndrim të këndshëm, dhe natyrisht një falënderim për njerëzit, Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi, faleminderit përjetësisht”, ka shkruar ai.
Distria dhe Nora humbin në gjysmëfinale, kërkojnë medaljen e bronztë në repesazh
Ky është rivali i Akilit në finalen e madhe të Evropianit
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.