×
  • Sport
  • Sport

    Çështja po bëhet joserioze, Hysaj dhe Rrahmani tani dalin negativë me COVID-19

    Reporteri
    11 Dhjetor 2020 | 12:37

    Po bëhet qesharake historia e rezultateve të tamponëve të Elseid Hysajt dhe Amir Rrahmanit, të dy pjesë e Napolit në Serie A.


    Mbrojtësi kuqezi dhe ai “dardan”, nuk u grumbulluan për ndeshjen vendimtare me Real Sociedadin në raundin e fundit të takimeve në grupet e Europa League, pasi rezultuan pozitivë me COVID-19.

    Por këtë mëngjes, pas kryerjes së tamponëve të radhës, si Hysaj ashtu dhe Rrahmani dolën negativë. Komunikimi u bë nga kanalet zyrtare të klubit napolitan.

    Ky është një tjetër rast pozitiviteti fals në Serinë A për dy futbollistët shqiptarë, që janë infektuar me Koronavirus gjatë grumbullimit me Shqipërinë dhe Kosovën gjatë muajit nëntor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!