Mediat spanjolle kanë raportuar sot se kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos, po mendon largimin nga “Los Blancos”, pas plot 14 vitesh në këtë klub.
Tashmë në moshën 33-vjeçare, Ramos po mendon të ndërrojë ambient, për të vijuar vitet e fundit të karrierës në ndonjë tjetër klub të madh europian dhe këtë ua ka bërë të ditur miqve të tij.
Para disa muajsh Ramos pati një përplasje edhe me presidentin Florentino Perez, për shkak të formës së dobët të madrilenëve, ndaj kjo besohet të jetë arsyeja që po mendon largimin.
Manchester United, Paris Saint Germain dhe Juventus janë klubet që kanë shfaqur interes për shërbimet e Ramos, por pengesa kryesore është marrëveshja me Realin, pasi klauzola e kontratës së tij është 800 milionë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.