Kanë kaluar katër vjet që kur Alvaro Morata u largua nga Juventusi për t’u kthyer te Real Madridi, ku megjithatë nuk arriti “të lëshonte rrënjë”.
Pastaj pati përvoja te Chelsea dhe rikthim në Madrid, por te skuadra e Atleticos, as aty nuk e gjeti veten dhe nuk pati shumë ndikim.
Tani Morata synon një rikthim mbresëlënës në Torino, qytet ku ai ndoshta ka jetuar sezonet më të mira të karrierës së tij.
Spanjolli ishte vendimtar për katapultimin e Juves në finale të Championsit në vititn 2015, por pa mundur ta fitojë atë (u mposht nga Barcelona).
Duke treguar se sa i lumtur është që kthehet në Torino, Morata foli edhe për marrëdhënien me Cristiano Ronaldon, me të cilin do të ndajë shumë fushën këtë edicion, ashtu siç kanë bërë për disa vite te Real Madridi.
“E njoh mjaft mirë Cristianon. Kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me të, ai më tha se është i lumtur që jam këtu. Kemi folur me njëri-tjetrin edhe kur nuk ishim shokë skuadre”, u shpreh ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.