Lionel Messi fitoi “Topin e Artë” për herë të tetë në karrierën e tij, duke shkruar kështu një tjetër rekord historik.
Ylli argjentinas tha se ky do të jetë trofeu i fundit i fituar në karrierën e tij.
“E vërteta është se unë kurrë nuk jam mësuar të marr çmime dhe të jem në skenë kështu. Jam mësuar pak më shumë që kur e fitova për herë të parë në vitin 2009. Mendoj se sot është hera e fundit që e fitoj, kështu që ndihem më i qetë dhe do ta shijoj në një mënyrë tjetër”, tha ai.
Messi tutje theksoi se po afrohet dita që ai do të pensionohet nga futbolli.
“Jam krenar për karrierën që kam pasur. Unë e kam shijuar futbollin gjatë gjithë jetës sime dhe së shpejti do ta shijoj nga ana tjetër. Nuk e di edhe për sa kohë do të luajë, por kam në plan ta shijojë. Nuk mund të vendos një numër pasi gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt nga dita në ditë në futboll. Por, e di që ajo ditë po afrohet gjithnjë e më shumë”, deklaroi 36-vjeçari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.