×
  • Sport
  • Sport

    Çfarë po ndodh? Aguero, Pique, Busquets e Jordi Alba janë te shtëpia e Messi

    Reporteri
    07 Gusht 2021 | 22:33

    Zyrtarisht Lionel Messi nuk është më lojtar i skuadrës së Barcelonës.


    Pas 18 viteve karrierë me skuadrën e Barcelonës, aventura e Messit në ‘Camp Nou’ duket se do të përfundojë.

    Sipas raportimeve të ‘Cope’, Kun Aguero, Ibai Llanos, Gerard Pique, Shakira, Sergio

    Busquets e Jordi Alba janë aktualisht në shtëpinë e Leo Messit, transmeton Periskopi.

    Nuk dihet se cili është motivi që i ka shtyrë lojtarët të shkojnë te shtëpia e ish kapitenit të tyre. Ndoshta ata janë vetëm për përshëndetje, ose po diskutohet ndonjë opsion tjetër. Gjithsesi, mësohet se ata janë duke darkuar.

    Lionel Messi do të paraqitet nesër në një konferencë për shtyp nga stadiumi i ‘Camp Nou’. Aty do të mësojmë gjithçka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!