Bernard Challandes po vazhdon të dhurojë momente interesante në konferencë për media
Muajin e kaluar ai gjatë një momenti filloi të bërtiste dhe fjalimi i tij bëri bujë të madhe para ndeshjes me Çekinë, shkruan Reporteri.
Zvicerani edhe kësaj radhe ka ngritur zërin gjatë konferencës para ndeshjes me Malin e Zi, por kësaj radhe ai ka bërtitur më pak se herën e fundit.
Ai u pyet për gjasat që ka Kosova për kualifikim tani pas fitores së Çekisë ndaj Anglisë, ndërsa ai tha se fillimisht duhet të mendojnë për ndeshjen me Malin e Zi dhe jo për diçka tjetër.
“Unë tani nuk mendoj për Ligën e Kombeve, nuk është koha, e kemi mundësinë tonë këtu[Kualifikueset e Euro 2020] dhe kemi ndeshje shumë të rëndësishme kundër Malit të Zi,” ka thënë Challandes.
“Ndoshta nuk është lehtë, por unë nuk mendoj për ndeshjet e ardhshme[Çekinë dhe Anglinë], kjo është ndeshja[për Malin e Zi], dhe po kjo ËSHTË NDESHJA, ne duhet të fitojmë patjetër kundër Malit të Zi dhe më pas ne do të shohim. Nëse kualifikimi nuk vjen nga këtu atëherë do të mendojmë për ndeshjet e Ligës së Kombeve, por jo tani,”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.