Kosova nesër do të përballet me Moldavinë në kuadër të Ligës së Kombeve me ndeshjen që do të luhet në Parma të Italisë
Kombëtarja e Kosovës llogaritet si favorite për këtë përballje, derisa Challandes ka bërë të ditur se skuadra e tij nesër mbrëma do të hyjë vetëm për fitore, shkruan Reporteri.net
“Është test i mirë për ne, është e rëndësishme të luajmë mirë dhe të fitojmë,” ka thënë Challandes.
“Është e qartë se para një ndeshje ndërkombëtare nuk mjafton një stërvitje. Nuk është mënyra më e mirë, por nuk mund ta ndryshojë situatën, duhet të bëjmë më të mirën në këtë situatë.
“Ka dallime në formën e lojtarëve, disa prej tyre janë në faza të ndryshme të përgatitjeve, po përshtatim përgatitjet për secilin prej tyre, për të marrë më të mirën,”.
Ndryshe, Kosova pas ndeshjes me Moldavinë do të përballet me Greqinë në Fadil Vokrri më 6 shtator. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.