Kosova këtë shtator do t’i rikthej sërish emocionet, pasi do të luajë dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” me tre shtator do të përballen me Moldavinë në stadiumin “Stadio Ennio Tardini” në Itali, e më pas me Greqinë në “Fadil Vokrri” Prishtinë.
Bernard Challandes në një intervistë për “Sport Show” në Klan Kosova ka folur për mungesat e Vedat Muriqi dhe Milot Rashicën
“Vedati është i lënduar, kjo është e çartë. Ndërsa, për Rashicën nuk është e sigurtë. Nuk është tani koha të flasim kush vjen dhe kush nuk vjen. Jemi në një fazë procesi”.
Kujtojmë që drejtori Frank Baumann në një intervistë për webfaqen zyrtare të Werder Bremen ka deklaruar se Rashica nuk do të lejohet të luaj për Kosovën në dy ndeshjet e shtatorit, shkak rrezikshmërisë së COVID-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.