Bernard Challandes i është përgjigjur sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, i cili së fundmi reagoi pasi nuk u ftua për ndeshjet e qershorit.
‘Dardanët’ luajnë disa ndeshje miqësore në fillim të qershorit, teksa në listën e publikuar nga tekniku zvicëran, nuk figuron askund Bernard Berisha, shkruan Periskopi.
E ky i fundit së fundmi kritikoi këtë vendim, duke thënë se askush nuk e kontaktoi për ta njoftuar për mos ftesën duke akuzuar për jo profesionalizëm.
Kur u pyet rreth kësaj çështjeje në konferencë për shtyp, Challandes u shpreh:
”Nuk lexoj rrjetet sociale.Unë jam trajner, marr vendim për arsye të ndryshme dhe nuk flas për këto arsye me gazetarë. Secili lojtarë mund të shkruajë çka të dojë, por them se kam marrë Bytyqi, Zeneli, Kastrati dhe Rashica.
”A është profesionale që të merren dy kartonë të verdhë brenda tetë minutave për një lojtar,” tha ai duke iu referuar ndeshje skuadër Suedisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.