Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, e ka pranuar se është i pakënaqur me barazimin 1:1 me Greqinë, por është shprehur i lumtur me paraqitjen dhe mentalitetin e dardanëve.
“Ekipi punoi shumë deri në sekondën e fundit. Ne nuk e shpëtuam një pikë, Greqia e shpëtoi një pikë. Ne luajtëm futboll, tentuam dhe luftuam. Ekipi im ka luajtur dhe ka tentuar të luajë. Ekipi tregoi mentalitet të mirë”, tha Challandes.
“Nuk jam i lumtur me rezultatin por jam i lumtur me paraqitjen e ekipit. Në fund mund t’i them ekipit urime”, tha ai.
Vedat Muriqi e shpëtoi Kosovën nga humbja kundër Greqisë me një gol të vonshëm për t’ia nxjerrë një barazim 1:1 të dielën në Prishtinë.
Kosova e pret Spanjën në ndeshjen e ardhshme të mërkurën në Prishtinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.