×
  • Sport
  • Sport

    Challandes komenton lëvizjet e Rrahmanit, Vojvodës dhe Berishës

    Reporteri
    30 Gusht 2020 | 23:49

    Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka komentuar lëvizjet që i kanë bërë gjatë këtyre ditëve, Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda dhe Valon Berisha.


    Ky i fundit i është bashkuar Arbër Zenelit te Reimsi i Francës, Vojvoda te Torino, derisa Rrahmani gjigantit italian, Napolit.

    “Rrahmani e ka merituar këtë, sepse ka bërë një kampionat shumë të mirë me Veronën.

    Nuk është ekip i madh, por e ka pranuar ofertën e re. Njësoj është për Mërgimin. Mërgimi ishte në Mouscron, më pas në Standard në Belgjikë, dhe tani në Serie A në Itali.

    Për lojtarët si Rrahmani, Vojvoda apo Rashica ose Muriqi, nëse mund të shkojnë në një klub nga top-pesë ligat e Evropës është shumë mirë. I uroj lojtarët, dhe është mirë për ne si përfaqësuese”, ka thënë Challandes për emisionin sportiv të KTV-së, “Sporti Total”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!