×
  • Sport
  • Sport

    Challandes për mediat në Shqipëri: Dua të jem sërish pjesë e Kosovës

    Reporteri
    14 Prill 2020 | 19:00

    Padyshim se është një nga më meritorët që Kosova ka shënuar gjithë këto rezultate të jashtëzakonshme.


    Kuptohet, testi kryesor, ai i fazës së “Play Offit” të Ligës së Kombeve u shtye për më vonë, teksa ende nuk është vendosur përfundimisht se kur do të zhvillohet, përcjell GazetaBlic.

    Javëve të fundit është përfolur shumë lidhur me të ardhmen e selektorit, Bernard Challandes.

    Kjo për shkak të një artikulli nga tabloidi zviceran, “Blick”, që të njëjtin e titulloi: “A duhet të ketë frikë Kosova nga një largim eventual i trajnerit”.

    Megjithatë, kjo pritet të mos jetë edhe shumë shqetësuese për krerët e FFK’së dhe vetë tifozët “Dardanët”, pasi tek ai shihet një gatishmëri në parim për të vazhduar kontratën.

    Së fundi, ai ishte i ftuar në emisionin “Fan Zone” ku shpalosi synimet e tij të së ardhmes, ndërsa shtoi faktin se dëshiron edhe më tutje të jetë pjesë e Kosovës, por që momentalisht po shikon vetëm të tashmen, pasi kontrata i skadon pas eliminatoreve.

    “Kontrata ime me Kosovën është e vlefshme deri në fund të eleminatoreve, por unë nuk kam problem të vazhdojë. Dëshiroj të vazhdoj edhe pse nuk kemi bërë ende një mbledhje dhe kontrata ime nuk është problem në këto momente. Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre dhe do të flas me Federatën për të gjetur një marrëveshje shumë shpejt”, tha ndër të tjera, Challandes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!