×
  • Sport
  • Sport

    Challandes për sfidën ndaj Malit të Zi, e vështirë, por…

    Reporteri
    06 Qershor 2019 | 18:22

    Kombëtarja e Kosovës nesër pritet që të luajë kundër Malit të Zi në eliminatore për Euro 2020. Kjo është ndeshja e dytë e dardanëve në eliminatore pas barazimit në Prishtinë me Bullgarinë 1-1.


    Trajneri Bernard Challandes ka disa mungesa në dy ndeshjet e qershorit, përfshirë Valon Berisha, Hekuran Kryeziu dhe Besar Ibrahimi dhe për këtë ai kishte ftuar edhe dy përforcime të reja si, mesfushorin ofensivë të Viking Stavenger, Ylldren Ibrahimaj dhe mbrojtësin e Hereenven, Ibrahim Dresevic.

    I pyetur nga gazetarët për tri prurjet e reja, Ibrahimaj, Dresevic dhe Hadergjonaj, Challandes ka thënë se përveç Hadergjonajt dy lojtarët e tjerë nuk do të paraqiten kundër Malit të Zi.

    Trajneri zviceran ka thënë se për të kjo pritet që të jetë një ndeshje e vështirë por edhe interesante, edhe pse mos-prania e tifozëve do ta zbeh pak a shumë këtë takim.

    Kurse sa i përket kapitenit të Kosovës, Challandes ka thënë se ende nuk ka vendosur.

    “Kapiteni i Kosovës? Ne kemi humbur katër kapitenë, por kapiteni nuk është problemi kryesor. Do të pres stërvitjet këtë mbrëmje që të vendosi për kapitenin nesër”.

    Duke folur për Aro Muriq, pasi që ai kur ishte i ri kishte përfaqësuar Malin e Zi në rangjet e grupmoshave, Challandes thotë se kjo situatë “është speciale por jo edhe aq”.

    Krejt në fund, Challandes ka thënë se nuk do të tregoj skemën e tij taktike për përballjen kundër Malit të Zi.

    Ndeshja e dytë e Kosovës për Eliminatorët Euro 2020 do të luhet nesër mbrëma duke filluar nga ora 20:45

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!