Armando Broja do të udhëtojë me Chelsean drejt SHBA-së për turin përgatitor që po zhvillon klubi atje. Kjo është bërë zyrtare në darkë nga klubi londinez para nisjes drejt SHBA-së ku ekipi do të përgatitet për sezonin e ri dhe do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.
Vendimi në fjalë është i rëndësishëm pasi mund të hapë përsëri skenarin e qëndrimit të Brojës në klubin londinez nën urdhrat e trajnerit Enco Mareska, ndonëse lojtari kërkon një klub ku të luajë me rregullsi.
Ndonëse Broja cilësohet në shtije, klubi ka vendosur që ta marrë me vete në SHBA, ndërsa nuk ka bërë të njëjtën gjë me futbollistë si Kazadei, Fofana, Çalobah e Petroviq, të cilët janë lënë në Londër në pritje të transferimit në një skuadër tjetër.
We’re off to California! 🇺🇸👊#BluesInTheUSA pic.twitter.com/sljwFpFGeQ
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 22, 2024
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.