×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea e nis me fitore, nënshtron Brightonin

    Reporteri
    14 Shtator 2020 | 23:41

    Chelsea e ka nisur mbarë sezonin e ri në Ligën Premier duke fituar (3-1) si mysafir i Brighton & Hove Albion në ‘The American Express Community Stadium’.


    Rezultati u zhbllokua në minutën e 23-të me një gol të Jorginhos të realizuar nga pika e bardhë.

    Në vazhdim, vendasit rrezikuan përmes Steven Alzate e Neal Maupay, ndërsa në anën tjetër rastet e tij i pati Timo Werner. Sidoqoftë, pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të mysafirëve.

    Në pjesën e dytë, Leandro Trossard pranoi një top nga Tariq Lamptey dhe e barazoi rezultatin me një gol të bukur nga jashtë zonës (54’).

    Megjithatë, reagimi i Bluve ishte i shpejtë, pasi Reece James pranoi një top nga Jorginho dhe e riktheu epërsinë e vizitorëve me një goditje të pandalshme (58’).

    Një harkim nga këndi të James e priti në zonë Kurt Zouma dhe goditja e tij e saktë u ndal në rrjetë (66’).

    Këto janë tri pikët e para të Chelseat në sezonin 2020/2021, në të cilin pritet shumë nga skuadra e përforcuar e Frank Lampardit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!